Ankohet qytetarja nga Kamza: Kam bërë kërkesë 100 herë tek OSHEE, nuk japin as zgjidhje e as përgjigje

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.10.2022, 20:09

Një qytetare nga Kamza ka dërguar një denoncim pranë redaksisë sonë në lidhje me OSHEE. Ajo shprehet se sahati i shtëpisë së saj është vendosur në një gjendje aspak normale, duke u varur nga fijet dhe kabujt e korrentit.

Qytetarja ankohet se ka bërë kërkesë “100 herë" për këtë problem në të gjitha mënyrat, si me telefon, si tek zyra e OSHEE, si dhe në rrjete sociale ku është detyruar t’i shkruajë dhe përsëri nuk merr përgjigje.

Madje as që i hapin mesazhet. Në vijim do të gjeni mesazhin e saj pranë redaksisë sonë si dhe disa foto të mesazheve që qytetarja ka dërguar me rrjetin social të OSHEE.

Pershendetje Joq, kam nje problem. Kam bere kerkese 100 here per kte problem si me tel si ke zyra e osshe si dhe ktu qe ju kam shkruar dhe shifni nuk hapin mesazhin dhe nuk japin zgjidhje dhe as përgjigje. Faleminderit nese e publikoni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit