Skandaloze: Nxënësit nga pakicat lihen anash te Festa e Abetares

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.05.2022, 09:08

Në praninë e shumë nxënësve dhe pjesëmarrësve nga të gjitha trevat shqiptare, Ministria e Arsimit, ka organizuar të martën në Pejë, festën tradicionale “Festa e Abetares”.

Por, bashkë me bashkëmoshatarët e tyre nga komunat e tjera nuk ishin edhe dhjetë nxënës të pakicave, të cilët u ulën të ndarë.

Nxënësit thonë se do donin të ishin më në qendër, derisa mësuesja e tyre Xhylfidane Morina deklaroi se kjo nuk ka të bëjë me diskriminim dhe se ishte veç një rastësi, njofton Klan Kosova.

Po ashtu e njëjta tha se kjo ishte dhe dëshirë e nxënësve. Ndërkohë ky veprim ngjalli shumë reagime, duke e quajtur racizëm e diskriminim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit