I iku policit nga duart dhe u kyç në tualetin e burgut, si humbi jetën 26-vjeçari në komisariatin e Kamzës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.03.2022, 12:56

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në komisariatin nr. 5 në Kamzë mbrëmjen e djeshme. Grupi i ekspertëve që ka shkuar në komisariat ka zbardhur rrethanat e ngjarjes. Tashmë thuhet se në momentin kur është parë tymi në komisariat, konkretisht në dhomën ku qëndronte 26-vjeçari, polici Hajredin Boja ka hapur derën, ndërsa ka tentuar të nxjerrë të riun.

Por, 26-vjeçari i ka shpëtuar nga duart efektivit dhe është futur në tualetin e dhomës. Më pas kanë shkuar efektivët e tjerë të cilët kanë tentuar t’u japin ndihmë, por s’kanë mundur për shkak të tymit.

I riu ndërroi jetë në spital, ndërsa 62-vjeçari Dilaver Idrizi i cili ndodhej bashkë me 26-vjeçarin në dhomë është lënduar. Në lidhje me ngjarjen e rëndë janë arrestuar 2 policë, ndërsa janë nën hetim edhe 3 të tjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit