Maybach 580 e dyshuar se e përdor Veliaj, kalon me karshillik pranë protestuesëve të naftës

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 09.03.2022, 18:45

Pasditen e sotme qytetarët e Tiranës dolën për të protestuar për rritjen e çmimit të naftës. Ata u mblodhën përballë Kryeministrisë, ndërkohë që Rama ndodhet në Dubai bashkë me ministren Belinda Balluku. Protesta u zhvilluan gjithashtu edhe në Shkodër dhe Durrës, ku qytetarët fikën makinat dhe bllokuan për disa momente qarkullimin.

Ndërkohë që mijëra qytetarë po protestojnë në këto momente përballë Kryeministrisë për uljen e çmimeve të larta të naftës, ka ndodhur një episod aspak i zakonshëm. Një super-mjet luksoz i tipit Mercedes Maybach 580 i cili dyshohet se përdoret nga kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, është filmuar nga qytetarët duke kaluar me “karshillik” pranë qytetarëve të shumtë që po protestonin aty pranë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit