Humbi jetën bashkë me të fejuarën/ Koha kur Shkumbini promovonte këngën: E dashura vdes në aksident!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06.03.2022, 15:45

Një aksident tragjik u shënua në orët e para të mëngjesit në aksinë Fushë-Krujë-Milot. Nga aksidenti, mbetën të vdekur çifti i të rinjve Shkumbin Brati, 20 vjeç dhe Almeina Karaj, 16 vjeçe, jeta e të cilëve u pre në mës dy ditë pasi ata kishin festuar fejesën. Nga përplasja e fortë e dy makinave, ka humbur jetën edhe drejtuesi i makinës ku ishin dy të rinjtë Artan Alushi, 30 vjeç si dhe shoferi i makinës tjetër Alfred Dika, 39-vjeç. E plagosur ka mbetur një 34-vjeçare, që ndodhej në makinë me çiftin e të rinjve.

Perplasja mes dy makinave, “Benz” dhe “Golf 4” ishte shumë e fortë, pasi makinat po lëviznin me një shpejtësi më shumë se 100 km/h.

Shkumbin Brati, i riu, i cili humbi jetën bashkë me të fejuarën e tij, i pëlqente muzika dhe ka realizuar disa këngë, një prej të cilave e kishte promovuar edhe në emisionin “Zonë e Lirë” me Arian Çanin.

Në këngën që po promovonte, ai flet për një histori, ku, një djalë emigrant kishte humbur në aksident të dashurën e tij dhe nuk kishin arritur dot të fejoheshin dhe të jetonin bashkë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit