Presidenti Zelensky: Na lanë të vetëm, askush nuk lufton për ne… Ukraina gati të bisedojë për neutralitet

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.02.2022, 12:15

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është i gatshëm të negociojë një status të mundshëm neutral për vendin në mënyrë që t'i japë fund krizës në vend, raporton Russia Today.

Duke folur në orët e para të mëngjesit të së premtes, Zelensky tha se kishte kontaktuar me "partnerët" perëndimorë, duke përmendur përgjigjen e NATO-s për situatën e deritanishme.

‘Ne jemi të vetëm. Kush është gati të shkojë në luftë për ne? Sinqerisht, nuk shoh askënd. Kush është gati t'i japë Ukrainës garanci për anëtarësimin në NATO? Sinqerisht, të gjithë kanë frikë”, tha presidenti.

Moska i ka thënë Kievit se do të konsideronte negociatat me qeverinë Zelensky nëse ajo pranonte të diskutonte një status neutral për vendin dhe "refuzimin e strehimit të sistemeve të armëve", ndër të tjera.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit