Nëna njeh të birin si hajdutin e maskuar që pa në TV, e tërheq zvarrë tek rajoni i policisë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.02.2022, 21:22

Një i kërkuar për një grabitje treni në Çikago është identifikuar si një student i Universitetit Loyola i njohur nga nëna e tij, e cila thuhet se e “tërhoqi zvarrë” deri në stacionin e policisë për t'u dorëzuar.

Zion Brown, 18-vjeç, është akuzuar për grabitje të armatosur pasi dyshohet se ka vjedhur rreth 100 dollarë kesh nën kërcënimin e armës nga një makinist i trenit të martën pasdite, raportoi WBBM-TV. Pasi njohu të birin në fotot e një të dyshuari të maskuar të shpërndarë nga policia në media, nëna e Brown e solli atë në një stacion policie në Calumet City që ai të dorëzohej, raportoi CWB Chicago.

Burimi: NYPOST | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit