U gjet i pajetë në shtëpinë e tij, ky është 49-vjeçari që humbi jetën sot në Elbasan

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.02.2022, 13:24

Sapo është identifikuar viktima që u gjet i pajetë në banesën e tij sot (fillimisht u tha se u gjet në lulishte) në Elbasan. Bëhet fjalë për Ilir Dautin. Ky i fundit jetonte i vetëm, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune gjë që tregon se vdekja e tij mund të jetë natyrale. Raportohet se trupi i pajetë është zbuluar pas ankesave të banorëve për aromë të keqe që vinte nga banesa e 49-vjeçarit, ndërsa një grup nga bashkia ka hyrë me forcë në shtëpi, duke gjetur trupin.

Njoftimi i policisë:

Elbasan. Më datë 21.02.2022, rreth orës 12:00, në lagjen “Çlirimi” Elbasan, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi I. D., 49 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit