Studimi: Hiqni dorë nga mishi, dieta e pasur me fruta dhe perime shton 13 vite në jetën tuaj!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.02.2022, 11:14

Mënyra e të ushqyerit është mjaft e rëndësishme në jetën tonë. Duke u bazuar në studimet e fundit, të ngrënit e një diete të shëndetshme, ndikon në jetëgjatësi dhe shton deri në 13 vite në jetën tuaj.

Sipas studimit të botuar të martën në revistën PLOS, kjo ndodh kur një person nis të zëvendësojë një "dietë tipike perëndimore" të fokusuar në mishin e kuq dhe ushqimet e përpunuara me një "dietë të optimizuar" të fokusuar në ngrënien e frutave dhe perimeve, bishtajoreve, drithërave dhe arrave.

Bazuar në këtë studim të rëndësishëm, nëse një vajzë apo djalë nis të konsumojë këtë dietë që në moshën 20-vjeçare, ai/ajo i ka shtuar jetës edhe 13 vite të tjera. Ndërkohë nëse kjo dietë nisën në moshën 60-vjeçare mund të zgjasë jetën e të moshuarve deri në 8 vite, teksa nëse dieta mbahet nga 80-vjeçarët, ata kanë gjasa të fitojnë rreth 3.5 vjet jetë shtesë.

Specialist i fushës Dr. David Katz:

Përmirësimi i cilësisë së dietës do të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike dhe vdekjes së parakohshme. Mënyra e të ushqyerit shëndetshëm me një dietë të pasur, do të thotë më shumë jetëgjatësi.

Burimi: cnn.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit