Ishin kthyer në makthin e italianëve, zbulohet një “thesar” orësh dhe parash në shtëpinë e 3 shqiptarëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.02.2022, 11:24

Ora të bukura, bizhuteri, para dhe telefona celularë. Ky është “thesari” nga vjedhjet e shumta që policët e Monzas kanë gjetur brenda një shtëpie në Melzo ku jetonin tre burra me origjinë shqiptare. Tre shqiptarët janë të akuzuar për vjedhje në banesa. Policia arriti në gjurmët e treshes shqiptare pas disa lëvizjeve dhe një sërë vjedhjesh të kryera ditët e fundit mes bashkive të provincës Monza dhe Brianza dhe Milano.

Kur policia ushtroi kontroll në banesën e tyre zbuluan tre të rinj 28-vjeçarë, të gjithë me origjinë nga Shqipëria, të cilëve iu gjet një sasi e madhe mallrash të vjedhura dhe mes tyre kishte ora me vlera të ndryshme dhe celularë të shumëllojshëm. Por përvec sendeve të vjedhura, policia iu zbuloi shqiptarëve edhe "veglat e punës", mjete të përdorura për të hapur dyert dhe kornizat e dritareve dhe për të thyer arkat dhe kasafortat. Mes "veglave të punës" shqiptarët kishin dy prerës metalesh, leva dhe radio të ndryshme.

Ndonëse të tre kishin pasaporta shqiptare me gjeneralitete “të pastra”, në komisariat iu zbuluan procedimet e shumta për vjedhje të ndryshme banesash përmes sistemit të krahasimit të gjurmëve të gishtave AFIS. Të tre ishin dëbuar me shoqërim në kufi në tetor 2021. Ata u arrestuan dhe u hetuan gjithashtu për veprën e marrjes së mallrave të vjedhura, për të cilat po vijojnë hetimet për identifikimin e origjinës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit