A ka SPAK që i heton këta?! Babë e bir, Nikolla e Stefan Çaçi garojnë të dy tek Veliaj për 90 MLN Lekë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.01.2022, 14:51

Pak ditë më parë, JOQ denoncoi një tender të Bashkisë Tiranë në kuadër të Tirana Parking. Në këtë tender, Erion Veliaj i jepte 90 MLN LEKË PA TVSH bashkimit të kompanive “Eral Construction” e Gramoz dhe Ervin Qëndros dhe “SI.SI-Al” shpk e Stefan Çaçit. Objekti i tenderit ishte: Plotësimi me sinjalistikë i blloqeve të parkimit për rezidentin.

Tenderi u shënua me Flamur të Kuq për Skualifikim të të Gjithë Operatorëve Konkurrues veç Fituesit, në shkelje me ligjin pasi operatori tjetër në garë “R.S & M shpk” është skualifikuar për një kriter të veçantë në tender. Ky kriter ishte prezantimi i mostrave të bojës ditën e mbajtjes së tenderit.

Por veçse “Të bësh tender me paratë e qytetarëve shqiptarë në mënyrë të t’i vjedhësh ata më lehtë”, do të ishte përkufizimi i tenderit të fundit të Bashkisë Tiranë, në këtë procedurë prokurimi publik ka patur një shkelje edhe më galopante.

PARATË PUBLIKE DO SHKONIN BRENDA FAMILJES PASI KOMPANIA TJETËR NË GARË QË U SKUALIFIKUA KA MARRË PJESË FIKTIVISHT NË TENDER.

KONKURRENTET NË GARË JANË BABË E BIR!

Burimi për JOQ denoncoi:

“Pershendetje joq. Babe e bir konkurrente marrin pjese ne tenderin e Veliajt qe publikuat pak dite me pare. Verifikojeni dhe bejini vete llogarite. Pune te mbare!”

“SI.SI Al” shpk është në pronësi të Stefan Çaçit ndërkohë që “R.S & M shpk” është në pronësi të babait të tij Nikolla Çaçit.

Ky tender në tërësi jo vetëm është një shkelje e madhe flagrante për Bashkinë e Tiranës pasi në dijeni ka lejuar dy kompani brenda një familje të marrin pjesë në një tender dhe në garë mes tyre njëri të shpallet fitues i parave publike, por edhe për Çaçët duhet të ketë sanksione nga organet lizgjatuese pasi edhe pse në dijeni të plotë të rregullave të Prokurimit Publik kanë marrë pjesë në tender.

NENI 19 I PROKURIMEVE PUBLIKE

Babë e bir kanë garuar në të njëjtën procedurë për të respektuar ligjin e konkurrencëa e për t’i futur paratë në shtëpi. Një shkelje hashiqare e bërë në dijeni edhe të autoritetit kontraktor edhe të operatorëve ekonomikë.

NËSE SPAK NUK REAGON PAS KËTIJ SKANDALI, mos mbani më shpresa në shfaqjet e Arben Krajës dhe qeverisë sepse SHTETI KA RËNË. Gazetarët jo vetëm po ia bëjnë punën gati por po i tregojnë haptazi abuzimet me paratë e shqiptarëve.

Për t’u theksuar është fakti se kjo nuk është hera e parë që babë e bir e zbatojnë këtë skemë me tenderat e bashkisë Tiranë. Ju rikujtojmë këtu tenderin e një viti më parë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit