Tyson Fury: Whyte, Joshua dhe Usyk kanë frikë të ndeshen me mua

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.01.2022, 16:32

Tyson Fury ka lëshuar një tjetër deklaratë të fortë në rrjetet sociale. Kampioni i WBC në peshat e rënda në boks ka insistuar se kundërshtarët kanë frikë të përballen me të. Ai thotë se është gati të përballet që këtë fundjavë me këdo por nuk ka gatishmëri nga asnjë rival.

Fury tha:

Joshua është frikacak, Usyk po ashtu, dhe Dillian Whyte nuk dëshiron të luftojë, kështu që nëse mund të më dëshmoni të kundërtën, futuni në luftë. Jeni të gjithë frikacakë. Mua më keni gati që në fundjavë."

Fury po kërkon duelin me Oleksandr Usyk për t’i unifikuar titujt e kampionit të botës, por nuk po merr një përgjigje pozitive për duel nga ana e këtij kundërshtari. Nga ana tjetër, edhe Joshua thotë se shumë shpejt do jetë ai kampioni absolut, por ende nuk kemi një zyrtarizim të ndeshjeve me njëri-tjetrin.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit