Qyteti i Shkupit: Është pastruar tërësisht deponia ilegale përgjatë lumit Vardar në Gazi Babë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.01.2022, 21:13

Ekipet e Qytetit të Shkupit sot kanë përfunduar pastrimin dhe është pastruar plotësisht deponia ilegale përgjatë lumit Vardar në komunën e Gazi Babës, e cila shtrihej në një sipërfaqe prej mbi 13.000 metra katrorë, njoftuan autoritetet e qytetit.Siç theksojnë ata, janë grumbulluar mbi 4 mijë metra kub mbeturina komunale dhe mbeturina ndërtimore, të cilat çdo ditë ndotin mjedisin dhe rrezikonin shëndetin e banorëve të kësaj komune.

Nga Qyteti i Shkupit informojnë se intensivisht po punohet në pastrimin e deponive në vendbanimin Lisiçe, Novosellë në komunën e Gjorçe Petrovit, si dhe pastrimin e plotë të deponisë ilegale në vendbanimin Bërnjacë, komuna e Gazi Babës.

“Qyteti i Shkupit i inkurajon qytetarët që t’i raportojnë deponitë e egra, me qëllim eliminimin e tyre dhe për të parandaluar mundësitë e ndotjes së ajrit, tokës dhe ujit, gjë e cila ndikon drejtpërdrejt në largimin e njërit prej shkaqeve që kontribuon në dëmtimin e shëndetit të qytetarëve të Shkupit”, thuhet në njoftimin e qytetit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit