Liverpooli në ankth, Mane dëmtohet në Kupën e Afrikës dhe humb vetëdijen

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 25.01.2022, 20:23

Kupa e Afrikës vijon të prodhojë ngjarje dhe të marrë vëmendjen e gjithë opinionit sportiv. Protagonist ditën e sotme është bërë sulmuesi i Senegalit dhe i Liverpoolit, Sadio Mane, i cili pësoi një dëmtim të frikshëm në sfidën e sotme përballë Kape Verdes. Për shkak të një përplasje me kokë me portierin Vozinja, sulmuesi nuk e përfundoi dot sfidën.

Në minutën e 57’, në një betejë për top, Mane u përplas me kokë me portierin kundërshtar. Kjo gjë e mbajti sulmuesin disa minuta në tokë dhe të pavetëdijshëm. Por më pas ai u çua dhe vazhdoi lojën sikur nuk ndodhi asgjë dhe shënoi në minutën e 63’. Pas shtatë minutash, Mane pësoi një tronditje dhe ra në tokë. Pas kësaj ai u çua sërish në këmbë, por kësaj radhe për të dalë nga fusha e lojës. Nuk ka ende asnjë njoftim për gjendjen e sulmuesit të Liverpoolit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit