Pronarët e hoteleve në Ohër dhe Strugë ankohen për fatura të larta të energjisë elektrike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.01.2022, 14:30

Disa hotele në rivierën Ohër-Strugë kanë marrë pothuajse 500% fatura më të larta të energjisë elektrike për muajin dhjetor në krahasim me atë të mëparshëm. Disa prej tyre furnizohen me energji elektrike në tregun e lirë. Shuma që ky pronar hoteli do të duhet ta paguajë tani është 8000 euro. Ndërsa, hoteli është bosh dhe nuk ka mysafirë, të ardhurat janë ulur në minimum.

Hotelierët gjithashtu druajnë nga fatura më të larta në muajt e ardhshëm.Nëse situata do vazhdojë siç është, partnerët e mi, por edhe unë, mendoj se do të futemi në një situatë, të kërkojmë ndonjë ndihmë ose ndonjë kredi, që të jemi likuid, sepse çdo rritje ka pasoja të tjera. Dëshironi ose jo, duhet t’i rrisim çmimet. Me rritjen e çmimeve do të kemi problem tjetër, do të mbetemi pa destinacione”, deklaroi Musa Rashid – pronar hoteli,raporton alsat.

Nga Shoqata e hotelerisë së Maqedonisë thonë se çdo ditë pranojnë reagime nga hotelierët për faturat e larta të energjisë elektrike të cilat në shumë vende ishin nga 300% deri në 500% më të larta se ato të mëparshmet. Ata ende nuk kanë përgjigje për kërkesën e tyre për ndihmë shtetërore. Ndryshe, hotelet furnizohen me energji elektrike në tregun e hapur. Mesatarisht, në këtë periudhë çmimi i energjisë elektrike në bursë të hapur është 250 euro për megavat orë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit