Studentët mund të përdorin transportin publik pa biletë të vërtetuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.01.2022, 14:21

Studentët që kanë biletë vjetore për shfrytëzim falas të transportit publik kanë të drejtë të qarkullojnë me autobus deri në fund të muajit shkurt dhe me biletë të zgjatur/të paverifikuar për vitin aktual, thonë nga Ndërmarrja Qarkulluese Publike “Shkup”.NQP Shkup në këtë rast ka përmbushur kërkesën e Kuvendit Studentor Universitar në USHCM-së, i cili së fundi ka kërkuar vazhdimin e afatit për vazhdimin e vlefshmërisë së biletës studentore, duke pasur parasysh situatën aktuale me KOVID-19, e cila, siç thuhet, fakulteteve u shkakton vështirësi në organizimin dhe shpërndarjen e dokumentacionit të nevojshëm për zgjatjen e vlefshmërisë së biletës”, thuhet në njoftimin e NQP-Shkup.

Bileta vjetore studentore për përdorimin falas të transportit publik nuk vlen në tarifën e natës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit