Tritoli në shtëpinë e Armando Dukës, shoqërohen 10 persona

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.01.2022, 10:16

10 persona janë shoqëruar në polici pas eksplozivit në banesën e Armando Dukës. Duka është ende një vendngjarje edhe mëngjesin e sotëm. Tritoli ka shkaktuar një dëmtim të vogël te porta. Autori që ka hedhur lëndën plasëse është një i ri me kapuç në kokë dhe maskë, por ende nuk është identifikuar.

Kujtojmë se ditët e fundit, Duka është në një konflikt me kreun e bashkisë, Erion Veliajn, i cili po ndërhyn në zgjedhjet e kreut të federatës së Futbollit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit