“BEG” do të duhet t’i kthejë paratë shtetit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.01.2022, 09:27

Balkan Energy Group do të detyrohet të kthejë në buxhetin e shtetit vitin e ardhshëm të gjitha paratë që do ti merr.

Kjo është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar mes BEG-ut dhe kompanisë shtetërore EMV, e cila përkohësisht e mori menaxhimin e ngrohjes në Shkup.

I gjithë funksionimi i BEG-ut deri në fund të sezonit të ngrohjes do të kushtëzohet me nënshkrime të lidhura, shkruan Alsat. Pa nënshkrimin e një personi të autorizuar nga EMV-ja, kompania nuk do të jetë në gjendje të marrë asnjë vendim, kontratë apo të bëjë pagesa.

“Balkan Energy garanton për fondet e investuara, të marra nga shteti me faturë të firmosur nga themeluesi i Balkan Energy. Kthimi i fondeve në Shoqatën Aksionare EMV do të realizohet në vitin 2023 pas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, për përcaktimin e kostove për sezonin e ngrohjes”, thonw nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut.

Gjashtë milionë eurot, që Qeveria do t’ia kalojë EMV-së do të përdoren për furnizim me gaz për prodhimin e ngrohjes. Detyrim i elektranave shtetërore, përveç menaxhimit, do të jetë edhe dërgimi i raporteve financiare mujore në Qeveri. Për momentin, vetëm këto gjashtë milionë euro do të ndahen nga buxheti, por varësisht nga çmimi i gazit, nuk ka një qëndrim konkret nga Qeveria se sa mund t’i kushtojë shtetit në mënyrë shtesë kriza me ngrohjen qendrore në kryeqytet.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit