Flet avokati i shoferit në Shkup: Viktima dhe djali kanë vrapuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.01.2022, 15:03

Gjyqtari në procedurë paraprake mori vendim për shqiptimin e 30 ditëve paraburgim për 22 vjeçarin nga Shkupi i cili me automjetin e tij vrau 23 vjeçaren dhe lëndoi një person.

Avokati i shoferit për “A1on” u shpreh se do të ketë ekspertizë të posaçme me çka do të vërtetohet edhe shpejtësia e lëvizjes.

“Do të ketë ekspertizë të posaçme ku do të vërtetohet lëvizja. Duke pasur parasysh rrethanat dhe lëvizjet e veturave të tjera, nuk besoj se vetura të ketë qenë më shumë se 50 kilometra në orë”, tha ai.

Sipas tij, viktima bashkë me djalin e lënduar kanë vrapuar nëpër vendkalim, ndërsa shoferit i është bllokuar pamja nga automjetet tjera.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit