Dimitrievski: Për shkak të Bullgarisë është vendosur në pikëpyetje edhe zbatimi i Marrëveshjes së Prespës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.01.2022, 09:17

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski vlerëson se për shkak të dialogur me Bullgarinë është vendosur në pikëpyetje edhe zbatimi i Marrëveshjes së Prespës.

“Pse atëherë miqtë tanë bullgarë na shtynë me guxim drejt procesit dhe tani po e komplikojnë edhe më shumë situatën e marrjes së datës për negociata me BE-në. Përvoja jonë me Bullgarinë në të kaluarën është shumë e keqe, veçanërisht për paraardhësit tanë në periudhën 1942-1945 dhe në Luftën e Dytë Ballkanike”, tha Dimitrievski në emisionin “Trilling”.

Për raportet e tij me kryesinë me LSDM-në, Dimitrievski informoi se janë të pasakta informacionet se ai ka pirë kafe me liderin e partisë në pushtet dhe kryeministër aktual, Dimitar Kovaçevski.

“Unë nuk kam pirë kafe dhe jam i hapur për këtë, por veprimi politik është ndryshe. Mirëpo, nuk mund të vendos për një gjë të tillë, por duhet të konsultohem dhe të vendos me njerëzit dhe qytetarët që ishin me mua dhe më ndihmuan të marr mandatin e ri”, tha Dimitrievski.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit