Ronaldo nuk mbetet “thatë”, fiton dhe ai çmimin prestigjoz nga FIFA

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 17.01.2022, 21:00

Kristiano Ronaldo ishte gjithashtu protagonist mbrëmjen e sotme në ceremoninë e FIFA-s "The Best". Ylli portugez nuk doli pa gjë, pasi mori një çmim special. Portugezi theu rekordin për golat e shënuar me kombëtaren dhe për këtë arsye FIFA i dha një çmimin për të vlerësuar këtë arritje.

36 vjeçari u shpreh shumë i lumtur. Ronaldo synon të mos ndalet dhe dita që do t’i varë këpucët në gozhdë duket ende e largët. Përveç këtij çmimi individual, CR7 ishte pjesë dhe e “Formacionit të Vitit”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit