Milani për “faqe të zezë”, e mund Spezia brenda në shtëpi

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 17.01.2022, 20:33

Spezia ka bërë surprizën e madhe në Serinë A, duke marrë sonte një fitore dramatike në ‘San Siro’, me rezultat 1-2 përballë Milanit. Goli i parë në këtë ndeshje u shënua nga Rafael Leao, në fundin e pjesës së parë për epërsinë e Milanit. Por, kjo epërsi nuk u ruajt dot dhe u përmbys në pjesën e dytë nga Spezia. Fillimisht barazoi Agudelo, ndërsa goditjen e nokautit e dha Gyasi në 90+5’.

Dramatike e bën fitoren fakti që Messias shënoi në minutën e 93’, por gjyqtari ndërpreu ndeshjen për një faull në favor të Milanit. Lojtarët kuqezinj kërkonin avantazhin për të quajtur të rregullt golin. Milan mbetet tashmë me 48 pikë duke humbur shansin të kalojë Interin, ndërsa Spezia ngjitet në kuotën e 22 pikëve në 22 ndeshje.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit