Spiropali s’i kursen lavdat për Ramën: Ai është durimtar, më i pushtetshmi dhe kritiku

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.01.2022, 12:03

Në 30-vjetorin e FRESSH, Partia Socialiste është mbledhur te Amfitetari në Tiranë dhe po zhvillon një aktivitet. Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj hapëse në këtë aktivitet, nuk i kurseu aspak lavdat për kryeministrin Edi Rama ashtu siç bën gjithmonë. Spiropali e quajti Ramën si një kryeministër durimtar, opozitar dhe shumë kritik.

Jemi krenar që nuk jemi si ata. Për ne kundërshtarët nuk janë armiq, ne nuk i kalojmë caqet. Ne nuk hakmerremi, nuk godasim. Armë kemi vetëm të vërtetën tonë. opozita nuk janë ata mjeranë, por opozita jonë e vërtetë jeni ju. PS ka fituar garën me kundërshtarin politika po ka humbur garën me ambicien politike. PS ka fituar garën me kundërshtarin, po ha humbur garën me ambicien politike. Opozita e PS është ju dhe Edi Rama. E keni patur dhe do ta keni gjithmonë pranë. Është më i pushtetshmi dhe më opozitari, më krenari dhe kritiku. Është misioni ynë që të thërrasim të bashkohen për të rritur përpjekje për ta që vënë flamurin e Shqipërisë dhe jo atë të partisë. Prandaj kërkoj ndihmën tuaj për të dalë përtej këtyre dasive. Kemi një kryeministër durimtar që kërkon ta bëj Shqipërinë kampion në Ballkan për shërbime digjitale, bujqësi dhe kjo mund të ndodhë me Edi Ramën dhe me PS

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit