Përgjaket “Rruga e Kombit”, një grua vdes nga përplasja e dy makinave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.01.2022, 11:05

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën e Kombit në aksin Fushë Milot-Rrëshen në afërsi të Milotit. Mësohet se nga përplasja e dy automjeteve ka humbu jetën një grua 65-vjeçare. Sipas "ReportTv" viktima është identifikuar si Gjelina Lleshi, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurve të tjerë dhe as rrethanat e aksidentit. Pritet që policia të mbërrijë në vendngjarje për të zbardhur më shumë detaje në lidhje me këtë aksident.

Vijon...

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit