Misteri i vdekjes së shqiptarit në burgun francez, familja kërkon zbardhjen e ngjarjes: Në trup kishte shenja dhune

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2022, 12:37

Vdekja e 29-vjeçarit shqiptar Refik Mata 17 dhjetorin e kaluar, në burgun Tarascon, në Francë vijon të mbetet mister. Sipas autoriteteve franceze shqiptari ka kryer vetëvrasje në qeli, por familjarët e tij nuk janë dakord dhe kërkojnë zbardhjen e kësaj ngjarje. Me çështjen në Francë po merret avokatja Julie Boano , e cila pak ditë pas vdekjes së tij është takuar me familjarët e 29 – vjeçarit dhe iu ka dhënë sendet personale që ai kishte në burgun Tarascon. Por familja e shqiptarit është e shqetësuar për një episod të ndodhur më 7 tetor të kaluar , kur Refiku Mata u paraqit në seancën që parashikonte lirim, me shoqërim të detyruar në Shqipëri dhe ndalim përfundimtar të kthimit në Francë me shenja dhune të dukshme në fytyrë dhe në pjesën tjetër të trupit. Me këtë rast gjyqtari e pyeti 29 – vjeçarin arsyen e atyre shenjave në trup por pa marrë përgjigje. Avokatja e tij Julie Boano duke folur për "ImperiaPost" tha:

Atë ditë kërkova një hetim të brendshëm në burg, por nuk dija asgjë për këtë. Refiku kishte filluar punën në burg dhe dy ditë më vonë ishte planifikuar vizita e vëllait të tij. Ai ishte mirë, shkurt. Pati disa raportime nga menaxhmenti i burgut se Refiku ishte fajësuar për disa incidente të diskutueshme brenda të burgut. Kallëzime që më pas bënë që gjyqtari të refuzonte kërkesën tonë për deportim. Raporte që na befasuan sepse Refiku , para Carascon, ishte ndaluar në Nice dhe nuk kishte ndodhur ndonjëherë ndonjë situatë e veçantë. Refiku, megjithatë, do të lirohej në shkurt të vitit 2024. Nuk kishte asnjë arsye të dukshme për t'i vrarë jetën . Tashmë gjithçka është në dorën e gjyqtarit hetues dhe ne presim që ai të marrë një vendim, ose më mirë nëse do të bëjë vetëvrasje apo përkundrazi , do të hapë një hetim.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit