“Fast & Furious” në Fushë-Krujë/ “Benzi” me targa të vjedhura përplaset me bordurën dhe i shpëton policisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2022, 12:06

Një skenë si nëpër filma ka ndodhur mbrëmjen e kaluar mes policisë dhe dy të rinjve të cilët ishin duke udhëtuar me një "Benz". Mësohet se rreth 02:45, në Qafë-Kashar, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një mjeti, i cili nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të Fushë-Krujës. Por gjatë tentativës për t'i ikur policisë makina e tyre është përplasur me një bordurë dhe ata kanë zbritur e janë larguar në drejtim të paditur. Mësohet se targat e makinës ishin vjedhur pak ditë më parë, por nuk dihet se kush janë dy personat që iu ikën policisë dhe as arsyeja pse po ecnin me makinë me targa të vjedhura.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 14.01.2022, rreth orës 02:45, në Qafë-Kashar, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një mjeti, i cili nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të Fushë-Krujës. Në tentativë për t’u larguar nga Policia, në Fushë-Krujë, mjeti është përplasur me një bordurë. Personat që ndodheshin në mjet, kanë dalë dhe janë larguar, duke braktisur mjetin. Pas verifikimeve nga Policia, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit