Studimi: Zakoni i keq i larjes së dhëmbëve rrit mundësinë për t’u prekur nga kanceri

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14.01.2022, 02:14

Nuk është gjithmonë e qartë pse qelizat e kancerit rriten dhe shumohen në trupin tonë. Por, identifikimi i ndonjë faktori që mund t'ju vërë në rrezik mund të ndihmojë në minimizimin e mundësive për të zhvilluar sëmundjen vrasëse. Ka pasur prova në rritje se si zgjedhjet dhe zakonet e dobëta të jetesës janë të lidhura me një rrezik më të lartë të zhvillimit të kancerit. Kjo përfshin gjëra të tilla si pirja e duhanit, ngrënia e ushqimeve të përpunuara, të cilat tani janë faktorë të njohur rreziku.

Megjithatë, një studim i fundit nga Harvardi ka nxjerrë në pah një gabim të zakonshëm në lidhje me higjienën orale që mund të rrisë rrezikun tuaj. Ja çfarë duhet të dini për të. Studimi i Harvardit i botuar në revistën Gut në fund të vitit të kaluar ka zbuluar se sëmundja e mishrave të dhëmbëve mund të çojë në një rrezik dukshëm më të lartë të dy llojeve të kancerit.

Shkencëtarët zbuluan se mikrobet e vendosura midis dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve mund të ndikojnë në rrezikun e kancerit të stomakut dhe të ezofagut. Hulumtimi përfshiu pothuajse 150,000 burra dhe gra, të cilët u monitoruan prej 28 vitesh. Nga studimi u zbulua se njerëzit me një histori të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve kanë 43% më shumë gjasa të zhvillojnë kancer të ezofagut dhe 52% më shumë gjasa të zhvillojnë kancer të stomakut sesa ata mishrat e të cilëve janë më të shëndetshëm.

Rreziku u zbulua të ishte edhe më i lartë në mesin e atyre me sëmundje të mishrave të dhëmbëve mjaft të rëndë për të shkaktuar humbje të dhëmbëve. Ndërsa studimi nuk vërteton se sëmundja e mishrave të dhëmbëve shkakton kancer, do të thotë se në të ardhmen mjekët mund të jenë në gjendje të shikojnë shëndetin e mishrave të dhëmbëve kur vlerësojnë rrezikun e përgjithshëm të kancerit.

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve është një gjendje shumë e zakonshme në të cilën mishrat e dhëmbëve ënjten, lëndohen ose infektohen. Ajo mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh, por zakonisht për shkak të mungesës së larjes.

Shenjat e para të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve sipas NHS janë:

1. Mishrat e kuqe dhe të fryra

2. Gjakderdhje e mishrave të dhëmbëve pas larjes ose pastrimit të dhëmbëve me fill.

Burimi: Mirror | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit