Zhduket një 16-vjeçare në Tiranë, familjarët e kërkojnë të shqetësuar

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13.01.2022, 18:21

Një 16-vjeçare nga Tirana rezulton e zhdukur që prej ditës së djeshme. Ka qenë i ati i vajzës, A. Q, 38 vjeç, i cili ka bërë denoncimin në polici për largimin e vajzës së tij nga banesa. “Më datë 12.01.2022, shtetasi A. Q., 38 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”- thuhet në njoftimin e policisë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit