Erion Veliaj: Tirana një nga qytetet më të sigurta në Europë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.01.2022, 15:53

Erion Veliaj është shprehur sot në ceremoninë e 109-vjetorit të Policisë së Shtetit se Tirana është një nga qytetet më të sigurta në Europë, duke ia atribuuar këtë siguri punës së uniformave blu.

Veliaj ka deklaruar se Policia e Shtetit është një ndër më profesionalet në rajon. Ai ka shtuar se efektivët bëjnë një shërbim dinjitoz ndaj qytetit dhe vendit.

“Shumë faleminderit për shërbimin dinjitoz që i bëni qytetit dhe vendit tonë. Ne kemi shans të jashtëzakonshëm këtë vit. 2022-shi është viti ku ne jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe një pjesë të miteve dhe legjendave që thuhen për Shqipërinë si vend problematik kemi mundësinë t’i zhbëjmë. Do të vijnë pafund delegacione, kryetarë bashkish, kryeministra, presidentë, shumë autoritete të larta të Europës, por edhe turistë, për të parë me sytë e tyre që ky është një vend i sigurt, pasi Policia e Shtetit është ndër më profesionalet në rajon”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit