Babait të pavaksinuar i heqin të drejtën të takojë të birin 12-vjeçar

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.01.2022, 13:33

Një babai kanadez i cili nuk ishte vaksinuar kundër Covid-19 ka humbur përkohësisht të drejtën për të parë djalin e tij 12-vjeçar. Ai bëri një kërkesë për të zgjatur kohën e takimit gjatë festave por gjykatësi vendosi se vizitat e tij nuk do të ishin në "interes të fëmijës".

“Ky vendim është i pari që privon një prind nga të drejtat ndaj fëmijës për arsye imunizimi”,-tha një ekspert i ligjit familjar për gazetën Le Devoir, raporton BBC.

Vendimi i gjykatësit, i marrë në fund të muajit të kaluar në provincën e Quebec, pezullon të drejtat e babait për vizita deri në shkurt, dhe të gjitha kufizimet do të hiqen nëse ai vendos të vaksinohet.

Nëna e djalit, e cila kundërshtoi kërkesën fillestare të babait për të zgjatur kohën e vizitës, i tha gjykatës se së fundmi kishte zbuluar se ai ishte i pavaksinuar, duke përdorur postimet e tij në mediat sociale për të treguar se ai ishte kundër vaksinave.

Ajo jeton me partnerin dhe dy fëmijë të tjerë që janë shumë të vegjël për t'u vaksinuar.

Gjykatësi tha se nuk ishte "në interesin më të mirë të fëmijës të kishte kontakt me babanë e tij" për shkak të rritjes së fundit të rasteve me Covid në Quebec.

Quebec, ka shënuar numrin më të madh të vdekjeve nga Covid në Kanada. Në fillim të kësaj jave u njoftua se do të vendosej një taksë për banorët rezidentë që nuk janë të vaksinuar kundër Covid-19.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit