E lanë pa ushqim, ujë dhe pushim: fotografja fshin fotot e dasmës në sy të nuses dhe dhëndrit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.01.2022, 22:19

Gjithçka filloi kur nusja e ardhshme i kërkoi një mikeshe një nder për martesën e saj. Mikesha në fjalë është pikërisht personi që ka shkruar postimin në Reddit, duke treguar gjithçka. Duke pasur parasysh buxhetin e ngjeshur për dasmën dhe pasionin e mikeshës për fotografinë amatore, nusja vendosi ta pyeste nëse do të donte të kujdesej për fotot e ditës së saj të veçantë. Në këmbim, ajo do të kishte marrë 250 dollarë, një shifër mjaft e ulët për këtë lloj shërbimi, por simbolike duke pasur parasysh miqësinë. Prandaj, fotografja pranoi me dëshirë, e lumtur për të bërë një shërbim për shoqen në ditën e saj speciale. Por kur erdhi dita e madhe, gjërat nuk shkuan ashtu siç ishte planifikuar.

Ishte një ditë veçanërisht e nxehtë, me temperatura mbi 40 ° C. Duke harruar plotësisht se edhe fotografi mund të kishte nevoja dhe të përjetonte lodhje, çifti mendoi të mos i rezervonte as një vend, e për rrjedhojë edhe ushqim, gjatë gjithë pritjes. Por kjo nuk është e gjitha. Nisur nga puna e pandërprerë dhe vapa e madhe, shoqja fotografe kërkoi që të mund të bënte një pushim prej 20 minutash, por edhe një gjë të tillë iu refuzua. E indinjuar dhe e provuar nga situata, ajo i tregoi nuses shqetësimin e saj. Në atë moment, përgjigja ishte e pabesueshme. Jo vetëm që nusja ia mohoi mundësinë për të pushuar, por edhe i tha se nëse do të largohej në atë kohë, nuk do të paguhej.

Kështu, në kulmin e indinjatës, fotografja amatore (dhe, në këtë moment, një ish-shoqe e nuses) ka reaguar duke fshirë të gjitha fotot që kishte realizuar deri në atë moment para çiftit dhe më pas është larguar. Eshtë e panevojshme të thuhet se ajo i prishi një ditë të veçantë shoqes së saj në këtë drejtim. Nisur nga situata, ajo më vonë pyeti përdoruesit e Reddit nëse ishte vërtet gabim që sillej kështu, duke shpjeguar se ndihej e trajtuar tmerrësisht, pothuajse sikur të mos ishte as qenie njerëzore. Historia e tij u bë shpejt virale dhe shkaktoi një kor të gjatë reagimesh dhe komentesh nga përdoruesit.

Burimi: CURIOCTOPUS | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit