Farmacisti dënohet me 25 vjet burg pas përdhunimit, prerjes dhe zierjes së kokës së adoleshentes 19-vjeçare

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.01.2022, 18:51

Një farmacist është dënuar me 25 vjet burg për përdhunimin dhe vrasjen e një studenteje 19-vjeçare të dizajnit të modës. Pas vrasjes farmacisti i ka prerë kokën, ia ka zierë dhe më pas i ka nxjerrë të gjithë dhëmbët.

Rakhmanberdi Torebekov, 28 vjeç, copëtoi 19-vjeçaren Ayazhan Edilova në Kazakistan në mars pasi ajo me sa duket shkoi në apartamentin e tij në qytetin juglindor të Almaty për t’i marrë masat për një kostum, raportoi East2West News. Një video e mbikëqyrjes kapi të çmendurin duke e futur viktimën e tij në një ashensor pak para se të fillonte sulmin e tij barbar. Hetuesit besojnë se Torebekov përdhunoi dhe vrau Edilova, e cila punonte në një rrobaqepësi lokale, sepse ajo refuzoi kërkesën e tij për seks, sipas gazetës.

Pasi e vrau, Torebekov kërkoi të mbulonte gjurmët e tij duke i prerë kokën dhe duke i shqyer dhëmbët dhe thonjtë, u tha në gjykatë. “Pse duhej ta bënte këtë nëse nuk është maniak? Nëse ai thjesht kishte nevojë të fshihte vrasjen, pse i preu çdo dhëmb dhe i hoqi thonjtë?” u shpreh vëllai i viktimës. "Pse ia preu ngadalë kokën dhe e ziente në ujë?"

Kur policët hynë në banesën e farmacistit pasi vëllai i Edilovës ngriti alarmin, djalli thuhet se preu fytin e tij dhe u dërgua me urgjencë në spital. Torebekov më vonë pranoi se ai shpërndau pjesët e trupit të viktimës së tij në kosha plehrash nëpër qytet. “Ai vrau motrën time dhe kaloi rreth 24 orë duke e copëtuar trupin e saj”, tha Mulikov për mediat lokale në fillim të këtij viti, sipas The Sun. Gjykatësi Erkin Maishinov e dënoi vrasësin e shthurur me 25 vjet burgim.

Burimi: NYPOST | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit