JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Tërmeti 6.4 ballë shkund ishullin grek, qytetarët braktisin shtëpitë e tyre
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19/10/2021 8:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tërmet i madh i magnitudës 6.4 ballë i shkallës rihter ka lëkundur shtetin fqinj, Greqinë.

Media greke por edhe Instituti Gjeodinamik raporotojnë se tërmeti ka rënë në juglindje të ishullit Karpathos.

Sipas informacioneve paraprake, tërmeti epiqendrën e tij e ka pasur 155 km në juglindje të Karpathos dhe me thellësi lokale 60 km.

Lëkundjet kanë qenë tepër të forta dhe qytetarët e frikësuar kanë dalë në rrugë. Ende nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.