Ish drejtori i RTSH Thoma Gëllçi i cili ndodhet në burg pas korrupsioneve dhe abuzimeve me detyrën ka paditur RTSH-në për shkarkimin nga puna i cili sipas tij është i padrejtë. Avokati i Gëllçit, Dorjan Matlia ka treguar se kjo padi vjen për shkak se RTSH nuk ka hapur garën për drejtues pasi e ka shkarkuar Gëllçin nga detyra. Për këtë arsye tani Gëllçi kërkon 1 milion lekë të reja për dëmin ekonomik dhe moral që i është shkaktuar.
Ndërkohë kujtojmë se Thoma Gëllçit i kishte mbaruar mandati që në muajin maj, por pavarësisht kësaj e mbajti peng zyrën e tij për plot 6 muaj duke shkuar herë pas here. Një javë më parë këshilli i RTSH-së kishte kërkuar mbylljen e kanalit Agro RTSH, mbi të cilin ishte abuzuar me afërsisht 1 milionë euro.