JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E plagosën dje tek Komuna, 22-vjeçari Redi Balla i apasionuar pas ‘AMG’
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13/10/2021 8:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Redi Balla është 22-vjeçari i cili u plagos mbrëmjen e djeshme në automjetin e tij në zonën e Komunës së Parisit teksa luhej ndeshja Shqipëri-Poloni. Ai ka patur një plumb në pjesën e këmbës teksa autori ka mbetur pa identitet. Ky i fundit nuk ishte përmendur as në njoftimin e policisë, duke e mbështjellë këtë ngjarje me mister. Të trembur nga të shtënat, kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë. Balla është një fans i rrymës rap, teksa në rrjetet sociale poston foto të shumta si i apasionuar pas AMG-ve.