JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

DEGRADON Policia e Shtetit! Efektivja ruante JOQ-në me profilin FAKE me emrin “LANDA”
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27/10/2020 22:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dita-ditës policia e Lleshit humb terren nga misioni i saj, i cili supozohet se është të luftojë kriminalitetin e vërtetë... jo vetëm që nuk i mbron dhe respekton qytetarët, por është kundër tyre duke i dhunuar, shantazhuar, shkelur dhe injoruar ata. Institucioni në fjalë, që paguhet nga taksat tona dhe ka si synim të jetë në shërbim të qytetarëve devijon nga misioni i tij, i supozuar si organi që duhet t’i mbrojë shqiptarët. Kështu, nisim këtë artikull të radhës, për të kuptuar më mirë se për cfarë aktivitetesh “krim-luftuese” paguhet ky institucion. Redaksia e JOQ ALBANIA, pas rastit të kaluar të publikuar me fakte, ku sheshit, policia sërish “luftonte kriminalitetin” duke parë postimet e JOQ, tashmë ka pikasur një gjest tjetër, le të themi më skandalozin nga ana e policisë së Lleshit!

Lexoni me vëmendje miq, ky institucion ka degraduar në shkallën e fundit të tij! Këtë radhë, në dokumentin e siguruar nga JOQ, policia ka nisur një proces-verbal raportimi mbi këqyrjen e REKLAMAVE TË JOQ Albania!

Objekti i këqyrjes së proces-verbalit janë të dhënat kompjuterike që lidhen me kompanitë të cilat kanë vendosur reklamat e tyre në faqen tonë.

ZBARDHJA E PROCESVERBALIT

Kështu, OPGJ Gjenovefa Budo, pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike e ka nisur ditën e punës së saj duke parë reklamat që ilustrohen në median tonë online. Kjo e fundit, ka nisur një proces-verbal ku mban shënim të gjitha detajet e faqes së Google.com, të cilën e ka hapur nëpërmjet browserit Mozilla Firefox, dhe më pas fillon monitorimin nëpërmjet Facebook-ut, por këtu nisin qyfyret e para... ne mendonim se vetëm militantët e Rilindjes kishin llogari të rreme që sulmonin mediat opozitare me komente dhe i dilnin në mbrojtje liderit duke i bërë lajka të tipit "vdeksha unë për ty!", apo "Skënderbeu i kombit shqiptar", POR JO! Edhe policia përdor profile fake, njërin prej tyre e ka përdorur OPGJ e procesverbalit tonë Gjenovefa, profili FAKE mban emrin "LANDA". E kështu Landa, ka shqyrtuar faqen tonë dhe ka shkuar deri tek sektori i reklamave dhe bannerave të faqeve tona, duke i analizuar me radhë për të parë nëse ka patur të reja, ndonjë shtesë nga ato që kanë qenë në webpage. Por kur flasim për policë, marrim parasysh edhe nivelin e inteligjencës dhe kështu OPGJ Landa ka klikuar edhe reklamat e Google duke menduar se kanë qenë banner-a në faqen tonë. Gjithsesi në fund të procesverbalit nuk është konstatuar asgjë e parregullt.

Oficerja e ka shfrytëzuar ditën e saj të punës duke parë të gjitha reklamat që shfaqen në faqe, duke i konkretizuar ato se cilat janë dhe shpjeguar se çfarë trajtojnë. Goxha ditë produktive për oficeren! Pra, të dashur qytetarë e keni të qartë tani?! Ky është shembulli i radhës që tregon se me çfarë merret Policia e Shtetit, monitoron me profile falso mediat opozitare.