Skandal/ E bënë të vdekur, gjykata lë të lirë të rinjtë: E plagosën lehtë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.11.2019, 22:34

Pamje të rënda mbërritën mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku disa të rinj dhunuan barbarisht një 30-vjeçar nga fshati Duhanas.

Siç shihej dhe në videon e dërguar nga një qytetar, tre djem të tërhoqën zvarrë shtetasin me iniciale N.Ç., dhe e çojnë pas një makine, ku e godasin me grushte e shkelma, pa pikë mëshirë.

Ndonëse i riu u rrëzua në tokë nga goditjet e marra, një prej djemve vijoi ta godasë me grushte e shkelma në kokë e fytyrë, derisa e lë pa ndjenja.

Qytetari tregoi se djemtë e përfshirë në sherr janë lënë të lirë. Sipas tij, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i plagosuri mendohet se ishte një kamarier.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Ky sherr ka ndodhur para 3 ditesh ne qytetin e Beratit, ndersa sot djemte jane ne gjendje te lire. Eshte dicka shume e tmerrshme. Nuk i njoh personalisht djemte. Djali qe eshte goditur eshte kamarier me aq sa me thane ndersa sherri mendohet se ka ndodhur per motive te dobeta."

Raportohet se i plagosuri ka qëndruar rreth 30 minuta i shtrirë në asfalt, pa ndjenja, deri në mbërritjen e ambulancës, pasi nuk është ndihmuar nga askush. Ai u transportua në Spitalin e Beratit, po për shkak të gjendjes së tij të përkeqësuar, 30-vjeçari u dërgua në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, deklarata e qytetarit është konfirmuar zyrtarisht, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i ka lënë të rinjtë të lirë sot, pavarësisht se policia e ka cilësuar ngjarjen si plagosje të rëndë me dashje, ndërsa prokuroria ka kërkuar arrest me burg për ta.

Në një vendimin të turpshëm dhe skandaloz, gjykata e ka cilësuar dhunën barbare të ushtruar ndaj 30-vjeçarit si "plagosje e lehtë", me supozimin se është bazuar në një akt mjeko-ligjor që e cilësonte "plagosje të lehtë", ndërkohë të rinjtë janë lënë të lirë për të rrahur sërish kë të mundin, me masën e sigurisë "detyrim paraqitje".

Mirëpo, pamjet filmike dëshmojnë qartë dhe pastër se viktima është dhunuar mizorisht, ka përfunduar pa ndjenja në tokë, madje një prej djemve dhunues e ka goditur me sa i "hëngri" këmba në fytyrë, duke ia përplasur kokën me gomën e makinës së parkuar.

Si mund ta quajë gjykata këtë ngjarje si "plagosje të lehtë"? A është ky sistemi i drejtësisë që duam? Mos ndoshta gjykata kërkon të na bëjë "qorra"? Mos vallë kanë marrë një "shpërblim" të mirë për të marrë një vendim të tillë, kaq absurd e skandaloz? A do gjejnë ndonjëherë drejtësi shqiptarët? Të dhunojnë në mes të ditës dhe gjykata i lë dhunuesit të lirë. Ja pra, ky rast dëshmon qartë se sa i korruptuar është sistemi i drejtësisë në Shqipëri, ku qytetarët shqiptarë duhet të durojnë jo vetëm padrejtësitë dhe vjedhjen e zhvatjen që u bëjnë politikanët çdo ditë, por edhe "talljen sistematike" të organeve të drejtësisë.

Policia njoftoi lidhur me ngjarjen se të rinjtë që dhunuan 30-vjeçarin janë arrestuar ditën që ndodhi ngjarja, të hënën. Në komunikatën e policisë thuhet qartë: Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 88, 25 të Kodit Penal.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi nëd flagrancë i shtetasve: •F.G, 17 vjeç, •J.B, 23 vjeç, •K.M, 18 vjeç, të tre banues në Berat. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen "13 Shtatori" në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin N.Ç, 30 vjeç, banues në fshatin Duhanas, Berat, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 88, 25 të Kodit Penal.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit