Berat/ I riu masakrohet me grushte e shkelma në mes të rrugës, askush nuk ndërhyn

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.11.2019, 19:33

Pamje të rënda kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku disa të rinj dhunojnë barbarisht një 30-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Beratit.

Siç shihet dhe në videon e dërguar nga një qytetar, tre djem tërheqin zvarrë viktimën në mes të rrugës dhe e godasin me grushte e shkelma, pa pikë mëshire.

Ndonëse i riu rrëzohet në tokë pranë një makine, një prej djemve vijon ta godasë me grushte e shkelma në kokë e fytyrë, derisa mbetet e lë pa ndjenja.

Pamjet janë vërtetë të rënda, ndërsa qytetari tregon se tre djemtë e përfshirë në sherr sot janë në gjendje të lirë.

Siç shihet dhe në video, një person ndërhyn për t'i ndarë, por shtyhet nga një prej tre të rinjve dhunues dhe tërhiqet.

Pasi tre djemtë largohen, vijnë edhe dy persona të tjerë për t'i dhënë ndihmën e parë të riut.

Ajo që të bën përshtypje është se asnjë prej kalimtarëve të shumtë që kaluan në rrugë nuk ndërhyri për t'i ndarë, përveç një të riu, i cili pasi u kërcënua dhe shty u detyrua të tërhiqet.

Sipas denoncuesit, mendohet se i riu që ra pre e dhunës barbare është kamarier, ndërsa sherri dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Ky sherr ka ndodhur para 3 ditesh ne qytetin e Beratit, ndersa sot djemte jane ne gjendje te lire. Eshte dicka shume e tmerrshme. Nuk i njoh personalisht djemte. Djali qe eshte goditur eshte kamarier me aq sa me thane ndersa sherri mendohet se ka ndodhur per motive te dobeta."

Lidhur me ngjarjen e rëndë, Policia e Beratit ka vënë në pranga tre të rinjtë. Sipas policisë, i plagosuri është identifikuar si 30-vjeçari me iniciale N.Ç., banues në fshatin Duhanas, i cili është shtruar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Tre dhunuesit i përkasin grupmoshës 17-23-vjeç.

Në njoftimin e Policisë së Beratit thuhet:

Tre shtetas u arrestuan në flagrancë nga Policia e Beratit pasi rrahen një 30 vjecar. Në pranga përfunduan të rinjtë, F.G, 17 vjeç, J.B, 23 vjeç, K.M, 18 vjeç, të tre banues në këtë qytet. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “13 Shtatori” në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin N.Ç, 30 vjeç, banues në fshatin Duhanas, Berat, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Berat. Ata akuzohen për vepren penale ”Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.”

Ndërkohë mbetet e paqartë nëse tre të rinjtë janë lënë të lirë nga policia, pasi sipas denoncuesit djemtë dhunues janë në gjendje të lirë pas sherrit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit