Urgjenca erdhi me vonesë/ E reja dergjet e shtrirë në asfalt dhe e gjakosur, ambulanca e funeralit i jep ndihmën e parë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.11.2019, 18:50

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Transballkanike, në qytetin e Vlorës.

Mësohet se një automjet tip "Benz" me targë VL 4450 C, ka përplasur një vajzë të re, e cila po udhëtonte me biçikletë.

Dhe ashtu siç ndodh rëndom në vendin tonë me shërbimin e Urgjencës, edhe kësaj here ambulanca është vonuar, duke bërë që dëshmitarët e ngjarjes që t'i japin ndihmën e parë të resë.

Më pas ajo është transportuar me një ambulancë funerali. E aksidentuara ka pësuar disa fraktura në kokë dhe trup, ndërkohë nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Mësohet se shoqes së vajzës së aksidentuar i kanë rënë të fikët, kur ka parë skenën e rëndë.

Siç shihet dhe në pamjet që vijnë nga aksidenti, ka mbetur e shtrirë në asfalt dhe e gjakosur.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Ky nuk është rasti i parë që ambulanca vonohet për të mbërritur në vendngjarje. Pak ditë më parë një aksident i rëndë i mori jetën një kalimtareje në Kamëz, ndërsa një qytetar tregoi për "JOQ Albania" se ambulanca u vonua rreth 80 minuta.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit