Shoferja përplasi kalimtaren, vjen ambulanca ta shpëtojë, por i prishet dera

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.11.2019, 19:31

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Kamëz, ku një këmbësore u përplas për vdekje nga një makinë.

Sipas policisë, automjeti i drejtuar nga shtetasja B.D., aksidentoi 35-vjeçaren A.P., e cila ndërroi jetë.

Lidhur me aksidentin e rëndë, një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku ndodhi një incident me ambulancën.

Sipas qytetarit, ambulancës iu prish dera dhe në vend që të transportonin të aksidentuarën në spital, ata po përpiqeshin të rregullonin derën.

Ai tregon se ambulanca ka ardhur me vonesë dhe e aksidentuara ka qëndruar rreth 1 orë e 20 minuta e shtrirë mbi asfalt.

Nuk dihet nëse viktima ka ndërruar jetë menjëherë pasi është përplasur, apo ka qenë vonesa e ambulancës ajo që i shkaktoi vdekjen.

Ky nuk është rasti i parë që ambulancat vonohen për të mbërritur në aksidente. Mirë që mbërrijnë me vonesë në vendngjarje, por duhet edhe që të rregullojnë derën e prishur.

Mesazhi i plotë:

Ja dhe ambulanca e rilindjes pasi beri 2 ore te vije ne vendngjarjen te aksidenti ne kamez i ra dhe dera ambulances dhe ne vend te ikin ne spital kto duhet akoma me rregullu deren. Para nje ore aty gjysem ore kisha un ndersa ato qe ishin te pranishem me than qe ka bere aksident dhe 30 minuta perpara se te beja videon un qe do te thote 1 ore e 20 minuta njeriu i shtrire dhe akoma skishte ardh ambulanca."

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë një tjetër rast i ngjashëm ndodhi në Tiranë, ku ambulancës me një person të sëmurë brenda iu ça goma e mjetit. Ndërkohë nuk kishin as gomë rezervë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit