JOQ Albania
Home

50 vite nga krijimi i Internet, një utopi e bërë realitet
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29/10/2019 13:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rreth gjysmë shekulli më parë, një eksperiment i vogël i finalizuar me sukses nga ushtarët, ndryshoi botën, si për mirë, edhe për keq.

Dhe pikërisht sot mbushim plotë 50 vite nga krijimi i internetit. Në mbrëmjen e vonë të 29 tetorit të vitit 1969, studenti programues Charles Kline tentoi të dërgonte një mesazh nga njëkompiuter që ndodhej në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles, në një kompiuter tjetër që ndodhej në Institutin Kërkimor Standford. Pra, bëhet fjalë për një distancë prej 500 kilometrash në gjirin kalifornian.

Mesazhi i nisur ishte “LOGIN”. Kline arriti të dërgonte vetëm “LO” përpara se sistemi të binte. I gjithë mesazhi u dërgua i plotë vetëm një orë më pas. Kështu nisën hapat e para të atij që do të shndërrohej në kanalin më të madh të komunikimit në historinë e njerëzimit: Interneti.

Data në të cilën mesazhi i parë u dërgua përmes rrjetit telefonik, nga një kompiuter në një tjetër, pa dyshim që është më domethënësia në historinë e komunikimit dhe paprecedentë në fushën e saj.

Bëhet fjalë për një moment që askush nuk e vlerësoi realisht.

buon compleanno internet

Leonard Kleinrock, supervizor i Kline, thotë:

E dinim se po krijonim një teknologji të re dhe të rëndësishme. Mendonim se do të ishte e përdorshme dhe e dobishme vetëm për disa njerëz, për një komunitet të vogël. Nuk e kishim menduar kurrë se do të ishte diçka që do të bënte ndryshim në botë”.

Ai që e zhvilloi më tej internetin, 20 vite më vonë, është Tim Berners-Lee, i njohur edhe si “babai i web-it”. Në vitin 1989 ai prezantoi idenë teorike të “World Wide Web” (www). Ndërsa në vitin 1991 u krijua online sajti i parë në web, pra websajti i parë.

Risultato immagini per internet"

***

Burim: Digitalic|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania