Një tjetër aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një motoçikletë në rrethrrotullimin e një qendre tregtare, në Farkë.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorit, shtetasi L.M., 46-vjeç, ndërsa drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale E.Ç., është shoqëruar në komisariat.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë: