Ky është momenti i një përleshje masive pikërisht në ditën kur një çift po festonin martesën e tyre në një hotel, ku si rezultat i dhunës katër persona kanë përfunduar në spital.
Grushta, shqelma, karrige dhe shishe janë përdorur gjatë sherrit mes dasmorëve në Ramada Park Hall në Wolverhampton të Anglisë, ditën e shtunë në datën 12.
Në një video të publikuar shfaqen mysafirët duke goditur njëri-tjetrin dhe duke u tërhequr zvarrë nëpër sallë, ku nuk mungonin britmat e vajzave që shikonin partnerët e tyre të lyer në gjak.
Mes të bërtiturave dhe zhurmave të thyerjes së xhamave në sfond dëgjohet edhe zëri i një burri.
Ai thotë:
Ende nuk dihen arsyet që shkaktuan këtë përleshje masive, ndërsa policia është duke hetuar ngjarjen.
Burimi: Metro | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA