John Cena vendos rekord botëror në Guinness, por jo në mundje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.09.2022, 02:09

John Cena sapo ka vendosur një rekord të ri botëror por ky rekord nuk ka të bëjë me ringun e mundjes.

16 herë kampioni botëror i WWE, John Cena, vendosi Rekordin Botëror Guinness për plotësimin e më shumë dëshirave, plot 650 të tilla përmes Fondacionit Make-A-Wish.

Fondacioni Make-A-Wish ndihmon në përmbushjen e dëshirave të fëmijëve që janë diagnostikuar me sëmundje kritike për jetën. Fëmijët nga 2 e gjysmë deri në 18 vjeç mund të zgjedhin të takojnë një personazh të famshëm, të shkojnë në një ngjarje apo edhe t'i bëjnë një dhuratë dikujt tjetër.

Libri i Rekordeve Botërore Guinness ka deklaruar se dëshira e 650-të nga Cena është plotësuar më 19 korrik. Make-A-Wish tha në një deklaratë se John Cena është personi i famshëm më i kërkuar dhe se askush tjetër përveç tij nuk ka plotësuar ndonjëherë më shumë se 200 dëshira në historinë e fondacionit.

Cena është bërë një nga mundësit më të njohur në historinë e WWE që nga debutimi i tij në 2002.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit