U kap me 5 kg heroinë në pikën kufitare të Morinës, arrestohet 42-vjeçari

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.09.2022, 13:08

Policia ka arrestuar në 51-vjeçar që po hynte në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës. Në një “Golf 6”, me drejtues Abdullah Ahmeti, i njohur ndryshe si Abdullah Jashari, në një çantë iu gjetën 5 kilogramë e 107 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.

Njoftimi i policise:

Morinë, Kukës/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Risku”.

Falë informacioneve të marra në rrugë operative nga Policia Kufitare Morinë, goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen në hyrje, në PKK Morinë, rreth 5.1 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë.

Vihet në pranga 42-vjeçari që transportonte lëndën narkotike.

Në kuadër të masave të marra për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet pikave të kalimit kufitar, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas nga Presheva po transportonte një sasi lënde narkotike në drejtim të Shqipërisë, organizuan dhe finalizuan, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës, operacionin policor të koduar “Risku”.

Në kuadër të operacionit, në PKK Morinë, në hyrje të RSH-së, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Golf 6”, me drejtues shtetasin A. A., për të cilin disponohej informacion në rrugë operative nga Policia Kufitare.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një çantë iu gjetën 5 kilogramë e 107 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. A. alias A. J., 42 vjeç, banues në Preshevë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit