Edi Reja flet para ndeshjes me Izraelin: Asnjë altenativë veç fitores

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 23.09.2022, 18:28

Shqipëria sfidon nesër Izraelin në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Trajneri kuqezi, Edi Reja, ka dalë sot para mediave në konferencën e zakonshme për shtyp, për të folur për ndeshjen.

Ajo mund të jetë përcaktuese për shanset e Shqipërisë për të siguruar vendin e parë në Ligën B, që garanton play-off të Europianit 2024, por edhe vazon e dytë në shortin e kualifikuesve të tij.

Reja tha:

Unë e njoh pak forcën e Izraelit. Është një ekip që ka padyshim cilësi, pavarësisht se kush mungon apo luan. Kushdo që luan do të jetë në maksimum, pasi edhe Izraeli e di që është një ndeshje vendimtare, të dy palët do të duam të fitojmë. E dimë se pikët janë këto, ata kanë 5 pikë, ne kemi 1. Nuk na mbetet gjë tjetër veç fitores nëse duam të shpresojmë për vendin e parë, se nuk ka alternativa. Jam i sigurt se të gjithë që do të hyjnë në fushë nesër do të japin 100%”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit