Askush nuk kujtohet për infrastrukturën, shqiptari shtron rrugën e lagjes me mbulesa e batanije

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.09.2022, 11:09

Rrugët me gropa, mungesë e sinjalistikës, mirëmbajtje e dobët, kështu përshkruhet më së miri infrastruktura në disa vende të Kosovës.

Kjo bën që shpesh herë qytetarët të bëjnë punën e instancave përkatëse që marrin taksat e qytetarëve për infrastrukturë të duhur rrugore.

Themi këtë pasi në parkun e lagjes Arbëria në Prishtinë, një qytetar duke qenë se pushteti e ka harruar këtë zonë, ka zgjedhur të ‘asfaltojë’ me mbulesa e batanije një pjesë të parkut.

Për të shpëtuar nga balta e cila në këtë stinë do të jetë prezente pasi reshjet e shiut janë të pranishme në çdo moment, qytetari ka shtruar një pjesë të rrugës me batanije për të lehtësuar kalimin në këtë lagje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit