Salsiçet “Wudy” me baktere kancerogjene, biznesmeni që i importon i konsumon “Live”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.09.2022, 17:33

Ditën e djeshme Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi konsumtatorët shqiptarë për praninë e një bakteri të rrezikshëm në disa prodhime të markës së salsiçeve “Wudy” që shiten në Shqipëri.

Duke marrë shkas nga ky njoftim i AKU-së i cili pasohet nga bllokimi dhe tërheqja e produkteve “Wudy” nga tregu ka reaguar edhe Sokol Meqemeja, përfaqësuesi i kompanisë “Frigo Food”, e cila ka ekskluzivitetin e importimit të produkteve “Wudy” në vendin tonë.

Gjatë një deklarate për mediat ai ka dalë kundër AKU-së dhe njoftimit të tyre pasi ka konsumuar “LIVE” salsiçe “Wudy” për t’iu garantuar cilësi shqiptarëve.

Përtej dokumentave zyrtare, kompania ‘Frigo Food’ mund të japë edhe një garanci të shtuar për qytetarët dhe klientët e saj mbi cilësinë maksimale të produktit “Wudy që gjendet në tregun shqiptar. Unë personalisht, këtu përpara jush, do të konsumoj produkte “Wudy”, për të dëshmuar në vetë të parë se cilësia e tyre është e garantuar.

Mesa duket AKU dhe Sokol Meqemeja i cili është mik i rilindësve i kanë prishur punët me njëri-tjetrin. Pasi deri dje AKU “flinte gjumë” kur shqiptarët denonconin në redaksinë tonë cilësinë e produkteve “Wudy”.

Meqemeja ka sjellë produkte që përmbajnë baktere të rrezikshme, pa asnjë analizë dhe këtë e ka hedhur në treg duke u rrezikuar jetën të gjithë shqiptarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit