E bija 3-vjeçare iu zhduk një orë e gjysmë në një park në Itali, nën hetim babai shqiptar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.09.2022, 15:59

Policia italiane ka marrë në pyetje një baba shqiptar.

Ky i fundit është denoncuar për braktisjen e vajzës së tij 3-vjeccare, mëngjesin e 21 shtatorit.

E mitura u gjet nga karabinierët e Tenenza di Cologno Monzes. Ajo u konstatua e vetme pa shenja dhune në një park në Itali.

Pas hetimeve u tha se vogëlushja ka ecur e vetme nëpër park për një orë e gjysmë.

Babai, një 37-vjeçar shqiptar, nuk e kishte vënë re largimin e së bijës, teksa nëna e saj nuk ishte në shtëpi.

Vajza në gjendje të mirë shëndetësore, iu kthye prindërve të saj, teksa i ati iu denoncua për neglizhencë ndaj një të mituri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit