Shkrumbohet nga zjarri vila në Patos, flakët rrezikuan njerëz, dogjën ullishte

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.09.2022, 14:19

Një zjarr i madh ka shkrumbuar vilën dy katëshe në Patos.

Zjarri i madh nisi sot në kodrat e Margëlliçit në Patos.

Banesa i përkiste shtetasit me iniciale F. G..

Si pasojë e ngjarjes janë djegur orenditë shtëpiake si dhe shkurre e ullishte.

Policia Fier/ Informacione paraprake

Në orën 13:00, lagjen “1 Maj”, Patos, në katin e dytë të banesës së shtetasi F. G., ka rënë zjarr ku për pasojë janë djegur orenditë shtëpiake. Nuk ka dëme në njerëz. Në orën 13:10, në kodrat e fshatit Mërgëlliç, Patos, ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre e rrezikohen ullishte. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit